Ditën e hënë, datë 15 tetor 2018, në Rektoratin e Universitetit të Shkodrës“Luigj Gurakuqi” u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të ri akademik 2018-2019. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentë të Universitetit të Shkodrës.
Në fjalën e tij të hapjes, Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof.dr.Adem Bekteshi, u uroi të gjithë pjesëmarrësve mirëseardhjen dhe shumë sukesese në auditorët e Universitetit të Shkodrës, si dhe falënderoi veçanarisht studentët e vitit të parë të regjistruar në Universitetin e Shkodrës, duke i vlerësuar për përzgjedhjen që kanë bërë. Universitetiti i Shkodrës, i cilësuar si një ndër universitetet që ka dhënë një ndihmesë mjaft domethënëse në formimin e një plejade intelektuale ndër vite, me arritje të mëdha dhe me profil të konsoliduar, është tashmë në rrugën e bashkëpunimit me universitete bashkëkohore evropiane. Duke vënë theksin tek mundësia e zhvillimit të arsimit nëpërmjet mobilitetit që ofrojnë programet Erasmus + në universitete evropiane, me të cilat Universiteti i Shkodrës bashkëpunon, përfaqësues të stafit akademik dhe administrativ, por edhe studentë të Universitetit të Shkodrës, kanë mundësi arsimimi dhe shkëmbimi eksperiencash .
Gjithashtu në emër të stafit akademik, atij ndihmës dhe administrativ, Rektori siguroi se përzgjedhja e çdo studenti për të studiuar në Universitetin e Shkodrës do të justifikohet me punën e përkushtuar, përmes një mësimdhënieje cilësore bashkëkohore si dhe duke krijuar një mjedis akademik sa më të gjallë, motivues, por mbi të gjitha sfidues gjatë gjithë viteve të studimit.