Përgjigjet

Si mund të ndiqen mësimet on-line për një program studimi që jam rregjistruar në USh?

Duke iu pergjigjur shqetësimeve të shumë studentëve në lidhje me ndjekjen e mësimeve on-line ju njoftojme se çdo student duhet të lidhet me pedagogun përkatës të lëndës nëpërmjet emailit ose me ndonjë mjet tjet komunikimi. Për rastin kur ndjekja e mësimeve on-line është pjesë e platformave që ofron stafi i Ush duhet që të shkruani shqtesimin tuaj drejtuar stafit të IT të universitetit si më poshtë:

Për lëndët që ofrohen në platformën Moodle duhet të shkruani:

Andi Fishta - FSHSH, FE, FD, FGJH  andi.fishta@unishk.edu.al

Gentian Gjyli - FSHE, FSHN  gentian.gjyli@unishk.edu.al

Për lëndët që ofrohen në platformën office365 duhet të shkruani:

Ilir Hoxha –FE, FD    ilir.hoxha@unishk.edu.al,

Elton Shpuza – FGJH, FSHN elton.shpuza@unishk.edu.al,

Rovena Mesi – FSHSH, FSHE rovena.mesi@unishk.edu.al.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktohet dhe me adresat:

it@unishk.edu.al

virtyt.bushati@unishk.edu.al

A do të zhvillohen provimet on-line?

Duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë studentëve që pyesin për mundësinë e zhvillimit të provimeve on-line, aktualisht nuk është marrë një vendim i tillë nga Senati  Akademik apo rektorati. Provimet do të zhvillohen në auditore në masa sigurie pasi studentët të kthehen në auditore.

Kur do te zhvillohet sezoni i riprovimeve që ishte parashikuar gjatë periudhës Mars – Prill?

Duke iu pergjigjur shqetësimit të shumë studentëve që kanë pyetur në lidhje me zhvillimin e riprovimeve të sezonit Mars – Prill ju njoftojmë se rektorati i universitetit ka trajtuar disa herë këtë problem. Sezonin i riprovimeve të pranverës gjatë periudhës Mars - Prill, nuk u zhvillua për shkak të pandemië COVID-19. Aktualisht nuk është arritur në një përfundim në lidhje me orgaznizimin e këtij sezoni, por është theksuar se studentët do të kenë mundësi të merren në provim në një sezon ekstra që do të organizohet sapo studentët të rikthehen në auditore.

A ka filluar mësimi online për degën Administrim-Biznes? Sepse kam shikuar platformën mesimore Moodle dhe dega e Administrim-Biznesit nuk është e listuar.

Ashtu si në të gjitha deget e studimit të Universitetit të Shkodrës, edhe në degën Administrim Biznes ka filluar mesimi online. Nga referimet e pedagogeve për zhvillimin e mesimit online  vihet re që platforma e përdorur prej tyre është kryesisht Google Classroom, prandaj ju nuk gjeni lendë të listuara në Moodle.

Ju mund të kontaktoni me pedagogët e lëndeve për të cilat jeni i interesuar të ndiqni mesimin online, dhe patjeter pedagogët do ju perfshijnë në klasat e tyre virtuale.   

Nëse keni nevoje për kontaktet e pedagogeve mund të komunikoni me Dekanen e Fakultetit, tek adresat: bldragusha@yahoo.comblerta.dragusha@yahoo.com

Ku do i marrim leksionet e sezonit të dytë?

Duke ju përgjigjur interesit tuaj po ju bëj me dije se pjesa më e madhe e stafit akademik po punon on-line duke komunikuar me studentët për lëndët/modulet e semestrit të dytë. Ka filluar ky proces dhe me studentët e sistemit master shkencor dhe master profesional të vitit të parë dhe vitit të dytë. Për të marrë pjesë në mësimin online duhet të komunikoni me IT adresat e të cilëve janë dhënë në përgjigjen e një pyetje të bërë nga studentët e tjerë si dhe drejtpërsëdrejti me pedagogët tuaj.

Si mund të bëhen pagesat e prapambetura të shkollës?

Tarifat e shkollimit për programet e studimit Bachelor janë paguar pothuajse nga të gjithë studentët që nuk kanë përfituar bursë ose reduktim tarife. Për masterat është paguar kësti i parë i tarifës së shkollimit. Përsa i përket pagesës së tarifave për studentët e programeve Bachelor të mbetura pa paguar dhe këstin e dytë të pagesës për programet master së shpejti rektorati do të dali me një vendim i cili do të bëhet i njohur në faqen Web të USH..

Si mendohet të behet zëvendësimi i oreve të humbura mësimore?

Duke ju përgjigjur interesit tuaj ju bëjmë me dije se ka filluar procesi i mësimit on-line i cili në mjaft fakultete po ecën normalisht. Në fillim të procesit pati humbje orësh leksioni ose dhe seminari por me kohën këto do të plotësohen. Pedagogët janë në lidhje on-line dhe ju do të konsultoheni me to për çdo problem që do të keni për ecurinë e mësimeve.

A do marim bursat për periudhën që po bëjmë mësim online?

Në përgjigje të interesimit tuaj për pagesën e bursës, ju vëmë në dijeni se përfitimi i bursës nga ana e studentit ligjërisht argumentohet me frekuentimin e mësimit në auditore nga ana e studentit. Në rrethanat e jashtëzakonshme të krijuara më së fundmi, siç jeni në dijeni, mësimi në auditore është ndërprerë që nga data 09.03.2020. Më pas, që prej datës 18.03.2020, procesi mësimor ka vijuar përmes platformave online. Në këto rrethana të paparashikuara dhe të jashtëzakonshme, nga ana e Universitetit do të shqyrtohet mundësia e përfitueshmërisë së kësaj burse edhe në këto kushte. Shëndet dhe mbarësi!

Kam një problem në lidhje me adresen online. Nuk mundem ta frekuentoj pasi nuk më konfirmohet passwordi me ane të Email-it. Ju lutem më udhezoni se si do procedoj më tej!

Për të gjithë studentët që nuk kanë arritur të aksesohen në platformat online për të kontaktuar me pedagogët e tyre të drejtohen për çdo pyetje e apo paqartësi në adresat  e mëposhtme

it@unishk.edu.al

gentian.gjyli@unishk.edu.al

andi.fishta@unishk.edu.al

Pagesa e këstit të dytë e tarifës së shkollës për Masterat që ka limitin në prill, do shtyhet apo jo?

Aktualisht nuk është marrë asnjë vendim i ri për pagesën e këstit të dytë të tarifës për masterat. Megjithatë mendoj se në ditët në vijim do të merret një vendim i tillë. Sapo të merret një vendim i tillë do njoftoheni nëpërmjet një njoftimi në faqen web të universitetit.

Si do mund të fillojmë për kërkimet për temën e Diplomes në kete situatë?

Hartimi i temës së diplomës kërkon punë kërkimore në internet dhe tani është koha më e mirë për të zhvilluar një proces të tillë. Në lidhje me pedagogun që është udhëheqësi i temës mund të përcaktoni literaturën përkatëse që do të shfrytëzoni dhe të filloni konsultimin e saj. Universiteti ofron Librarinë dixhitale ku mund të kërkoni botime shkencore rreth temës suaj  https://ulibrary.rash.al/

Në rast se nuk keni kredencialet për t’u loguar në librarinë dixhitale drejtohuni për këtë në adresën virtyt.bushati@unishk.edu.al

Si do procedohet për Praktikat Profesionale për Masterat?

Janë bërë disa pyetje për praktikat që zhvillojnë studentët tanë. Në universitet zhvillohen dy lloje praktikash, ato mësimore dhe profesionale. Përveç tyre zhvillohen dhe ekspeditat mësimore. Rektorati e ka diskutuar këtë problem dhe aktualisht nuk ka arritur në një përfundim, pasi disa nga praktikat sidomos ato të mësuesisë që do bëhen në shkolla është e pamundur të zhvillohen pa filluar mësimi në sistemin parauniversitar. Rektorati ka diskutuar se për praktikën mësimore do të hartohet një strukturë e veçantë që të planifikojë kryerjen e praktikës pa penguar studentët në mbylljen e vitit akademik.

Studentet që kanë mbaruar vitin por kanë provime për të përseritur, mund të aksesohen për leksione online?

Leksionet online që po zhvillojnë pedagogët janë të hapura dhe për studentët përsëritës. Mjafton që të njoftohet pedagogu përgjegjës në mënyrë që ju të lidheni me të për t’ju aksesuar në platformën ku ai zhvillon mësimin online.

Si do të procedohet me sezonin e ripovimeve???

Sezonin i riprovimeve të pranverës gjatë periudhës Mars - Prill, nuk u zhvillua për shkak të pandemië COVID-19. Rektorati ka diskutuar që ky sezon të mund të organizohet në një kohë të pështatshme për studentët dhe pedagogët. Lëndët që keni për të shlyer do të shlyhen në një sezon që do të vendoset sapo gjendja të përmirësohet. Pagesa e kryer do të njihet deri në dhënien e provimeve të sipërpërmendur.

Si do të procedohet për zhvillimin e seminareve?

Seminaret do të zhvillohen online sikurse dhe leksionet. Pedagoget do te gjejnë mënyra alternative dhe platforma që të jenë interative që ju të keni mundësi  të komunikoni me to.

A është menduar një mënyrë si do zhvillojmë provimet në rast se nuk hapen universitetet ketë vit shkollor?

Rektorati shpreson se ky vit shkollor do të shkojë drejt normalitetit dhe momentalisht nuk e ka diskutuar këtë problem.  Megjithatë ky problem do të shtrohet për zgjidhje kur të jemi pranë fundit të semestrit.

Doja të dija a do të realizohen provimet semestrale online?

Në këtë moment që flasim sezoni i riprovimeve është shtyrë. Aktualisht nuk është diskutuar alternative e dhënies së provimit online. Duke pare zhvillimet e pandemisë COVID-19 dhe zhvillimin e situatave ky problem do të shtrohet për zgjidhje kur të ndryshojë situata.

Doja të dija si do procedohet përsa i përket sezoneve të provimeve?

Për shkak të pandemisë COVID-19 riprovimet e sezonit të pranverës Mars - Prill nuk u zhvilluan. Do të krijojmë mundësi që këtë sezon riprovimesh ta zhvillojmë në një kohë të përshtatshme për studentët dhe pedagogët sapo të përfundojë periudha e karantinimit.

Kur do zhvillohen riprovimet që ishin në sezonin Mars-Prill?

Për shkak të pandemisë COVID-19 riprovimet e sezonit të pranverës Mars - Prill nuk u zhvilluan. Do të krijojmë mundësi që këtë sezon riprovimesh ta zhvillojmë në një kohë të përshtatshme për studentët dhe pedagogët sapo të përfundojë periudha e karantinimit.

Do doja të dija se kur do fillojmë mësimin online për lënden e kimisë.

Mësimi do të zhvillohet sipas orarit të shpallur në fillim të semestrit.